Rritet numri i fëmijëve të vrarë në Ukrainë

10:56 06/04/2022

Të paktën 167 është numri i fëmijëve të vrarë në Ukrainë, që nga nisja e pushtimit rus. 279 të tjerë raportohen të plagosur, thonë zyrtarët ukrainas.

Rreth 927 shkolla dhe ndërtesa të tjera arsimore janë dëmtuar nga bombardimet, tha zyra e prokurorit të përgjithshëm ukrainas në një mesazh në Telegram mëngjes e së mërkurës.

Numri më i madh i viktimave të fëmijëve (81) u regjistrua në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore, i ndjekur nga rajoni më i gjerë i Kievit (78) dhe rajoni i Kharkiv (64)./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *