Rritet numri i përdoruesve aktivë në “Facebook”

rritet numri i perdoruesve aktive ne facebook
rritet numri i perdoruesve aktive ne facebook

08:54 28/04/2022

Numri i përdoruesve aktivë në rrjetin social “Facebook” është rritur ndjeshëm 3 muajt e parë të vitit 2022. Këtë lajm e konfirmoi kompania mëmë “Meta”.

Kjo ka shënuar një kthesë nga viti i kaluar, kur rrjeti social raportoi një rënie të përdoruesve për herë të parë. Kjo u përkthye në humbje miliardash për kompaninë.

“Më shumë njerëz përdorin shërbimet tona sot se kurrë më parë, dhe unë jam krenar sesi produktet tona po u shërbejnë njerëzve në mbarë botën,” tha shefi i Meta, Mark Zuckerberg, i cili themeloi Facebook në 2004.

Por “Meta”, e cila ka nën zotërim dhe Instagram dhe WhatsApp, raportoi nga ana tjetër rritjen më të ngadaltë të të ardhurave gjatë një dekade.

Të ardhurat në tre muajt e parë të vitit u rritën vetëm 7% krahasuar me vitin 2021, duke arritur në 27.9 miliardë dollarë.

Në lidhje me këtë, analistët thonë se bizneset po tërhiqen nga reklamat teksa përballen me kostot në rritje dhe pasigurinë ekonomike, gjë që sipas tyre ka ardhur pjesërisht nga lufta në Ukrainë.

Google dhe Facebook kanë qenë prej kohësh faqet e preferuara për reklamat në internet, por po përballen me më shumë konkurrencë pasi platformat më të reja si TikTok tërheqin përdoruesit dhe gjigandi i blerjeve online Amazon ka hyrë në biznes./tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts