Rritet numri i rasteve me koronavirus, Izraeli rikthen maskat në ambiente të mbyllura

Izraeli riktheu kërkesën për të veshur maska në ambiente të mbyllura, pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus. Shqetësimet u rritën pasi autoritetet shëndetësore regjistruan më shumë se 100 raste të reja ditore në disa ditë të njëpasnjëshme.

Shumica e tyre lidhen me variantin Delta dhe thuhet se janë importuar nga jashtë. Izraeli është një nga vendet më të suksesshme në botë sa i përket trajtimit të pandemisë.

Ai ka zbatuar programin më të shpejtë të vaksinimit, duke imunizuar pjesërisht ose plotësisht më shumë se gjysmën e popullsisë.

Por, dhjetë ditë pas heqjes së detyrimit për maskë, udhëheqësi i trajtimit të pandemisë në Izrael, Nachman Ash, tha se qytetarët duhet t’i veshin sërish ato në ambiente të mbyllura, për të frenuar rritjen e numrit të rasteve me koronavirus.

“Po shohim dyfishim [të rasteve] ditë pas dite”, tha Ash. “Një tjetër gjë që është shqetësuese, është se infeksionet po përhapen”, shtoi ai. Izraeli shtyu për një muaj edhe rihapjen e vendit për turistët e vaksinuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *