Rritet numri i të vdekurve në Mariupol, shkon në 2 500

09:36 14/03/2022

Këshilltari presidencial ukrainas Oleksiy Arestovych ka raportuar këtë mëngjes se të paktën 2,500 njerëz kanë vdekur në qytetin port jugor të Mariupolit që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës më 24 Shkurt. Arestovych tha se të dhënat u mblodhën nga administrata e qytetit Mariupol.

Këshilltari akuzoi Rusinë për pengimin e ndihmave humanitare që kishin si synim që të arrin në qytet për të ndihmuar civilët e bllokuar.

Ekziston frika se furnizimet me ushqime po mbarojnë në portin e Detit të Zi, pasi Kryqi i Kuq ka paralajmëruar orët e fundit se koha po mbaron për të shpëtuar të bllokuarit në Mariupol.

Kanë dështuar përpjekjet e shumta për të evakuuar civilët nga qyteti./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.