Rritet numri i viktimave në SHBA, 21 të vrarë nga sulmi me armë në një shkollë në Teksas

08:39 25/05/2022

Nëntëmbëdhjetë (19) fëmijë dhe 12 të rritur janë vrarë nga të shtënat me armë në një shkollë fillore në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Numri i viktimave është rritur duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë. Autori hapi zjarr brenda shkollës fillore përpara se të vritej nga policia.

Ai ishte një 18-vjeçar i armatosur me pistoletë dhe pushkë gjysmë automatike.

Para se të vriste fëmijët, policia amerikane thotë se dyshohet që fillimisht adoleshenti të ketë qëlluar gjyshen e tij.

Ndërsa mediat lokale raportojnë se 18-vjeçari mund të ketë qenë nxënës në ndonjë gjimnaz të zonës.

Autori i identifikuar si Salvador Ramos shkoi me automjet përpara shkollës fillore, ku e braktisi në rrugë dhe nisi të hapte zjarr ndaj fëmijëve. Arsyet e këtij krimi të rëndë nuk janë të qarta. Ndërsa një nga të rriturit e vrarë, përveç gjyshes së tij, është edhe një mësuese.  /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.