Rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë, regjistrohen 932 raste pozitive në 24 orët e fundit

Vijon të rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm 20 të infektuar.

Ndërkohë, MSH e Kosovës thekson se nga 7.384 testime, 932 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjithashtu, sot janë shëruar 962 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 114.661.

Në total numri i rasteve aktive është 26.525.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com