Rritet presioni ndaj Bullgarisë për negociatat

23:36 21/09/2021

Komisioneri Varhelyi i bën thirrje Sofies të reflektojë

Pak dite perpara se lideret evropiane te zhvillojne mbledhjen e rradhes te keshillit evropian dhe me 6 tetor te mblidhen ne Slloveni me lideret e ballkanit eshte rritur presioni ndaj Bullgarise per te hequr veton ndaj Maqedonise se Veriut per negociatat, veto qe ndikon edhe ne mbajtjen peng te Shqiperise. Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhely.

Presidenti Radev tha se Bullgaria pret veprime konkrete nga institucionet e Bashkimit Evropian për respektimin e të drejtave të njeriut te 120,000 qytetarëve bullgarë në Republikën e Maqedonisë Veriore. Radev i kujtoi komisionerit Varhely se Marrëveshja për Miqësinë, Fqinjësinë e Mirë dhe Bashkëpunimin me Republikën e Maqedonisë Veriore e nënshkruar në vitin 2017 nuk po zbatohet dhe se ende ne Shkup përdoret gjuha e urrejtjes me tekstet shkollore, muzetë dhe monumentet si dhe ndaj qytetarëve që shprehin hapur vetëdijen e tyre bullgare.

Sipas tij deklaratat dhe premtimet në dialogun me Republikën e Maqedonisë Veriore nuk mjaftojnë më dhe Bullgaria pret zgjidhje të qarta ligjërisht detyruese që do të çojnë në rezultate të qëndrueshme dhe të pakthyeshme. Komisioneri Varhely do të vizitojë gjithashtu Maqedoninë Veriore, ku do të zhvillojë takime me udhëheqësit e këtij  vendi. Ndërkaq edhe ministrat e jashtëm evropiane te mbledhur ne Bruksel kane diskutuar mbi rrugët që do t’i hapnin mundësinë Tiranës e Shkupit të zhvillojë konferencat e para ndërqeveritare.

“Duke patur parasysh se ne do të organizojmë një samit të liderëve të BE-se dhe të Ballkanit Perëndimor ministrat e jashtëm debatuan rreth besueshmërisë se premtimeve tona ndaj këtij rajoni ndaj partnereve tanë duke nënvizuar rendësin që të përshpejtojmë procesin e zgjerimit. Ky nuk do të jetë një samit për zgjerimin por do të shkëmbejmë pikëpamje edhe për bashkëpunimin ekonomik rajonal ne Ballkanin Perëndimor. Ne shpresojmë që dialogu mes Sofjes dhe Shkupit do të na sjellë një zgjidhje në mënyrë që të miratohet korniza negociatore për Maqedonine e Veriut”, është shprehursekretari slloven  i shtetit Gašper Dovžan

Ndërmjetësimi i komisionarit Varhely vjen në një kohë që në Bullgari vijon kriza politike ndërsa më 14 Nëntor do të zhvillohen zgjedhjet e treta parlamentare radhazi dhe zgjedhjet presidenciale.

Klan News


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *