Rritet shkalla e pozitivitetit, 1391 raste të reja me COVID-19 në Itali, 7 vdekje në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 1391 raste të reja të koronavirusit nga 143,332 testime. Ndërkohë raportohet për 7 viktima në 24 orët e fundit, ndërsa një ditë më parë ishin 12. Të shëruarit e sotëm janë 1.318. Njësitë e kujdesit intensiv të zëna dhe shtrimet në spital në pavijone të zakonshme janë të qëndrueshme, duke u zvogëluar me 13 njësi. Shkalla e pozitivitetit (me më pak tamponë) rritet, duke arritur në 1%.

Janë 143,332 testime molekulare dhe antigjenike për koronavirusin të kryera në 24 orët e fundit në Itali, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë. Dje ishin 208,419. Shkalla e pozitivitetit është 0.97%, nga 0.67% dje. Shifra e atyre që u rikuperuan nga koronavirusi është ende në rritje në Itali. Sot është 1,318 më shumë se dje. Shifra e personave të nxjerrë nga spitali dhe të shëruar që nga fillimi i pandemisë arriti në 4,102,420.

Kujdesi intensiv i qëndrueshëm: 6 në dalje dhe 6 në hyrje – 161 pacientë janë në kujdes intensiv për Covid në Itali: i njëjti numër si dje në ekuilibrin midis hyrjeve dhe daljeve. Pranimet ditore, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, janë 6 (shifër e njëjtë me dje). Të shtruarit në spital me simptoma në pavijonet e zakonshme janë 1134, 13 më pak se dje.

Personat pozitivë me COVID-19 janë përsëri në rritje: ata janë 41,081, rritur me 6 njësi në 24 orët e fundit. Ekziston gjithashtu një rritje e njerëzve në izolim shtëpie: ata janë 39,707 (+76). Rastet në Itali që nga fillimi i epidemisë janë 4,271,276, ndërsa vdekjet 127.775. Të shëruarit janë 4,102,420, me një rritje prej 1,318 krahasuar me dje.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *