Rritet shkalla e vrasjes së grave në Suedi

C

15:05 06/05/2021

Rastet e fundit e dhunës së grave mendohet se lidhen me valën e imigracionit në këtë shtet

Gjashtë gra janë vrarë në vetëm pesë javët e fundit në Suedi, duke ringjallur debate në lidhje me dhunën në familje.

Dy nga vrasjet ndodhën në mes të ditës,  një në një qendër rurale të qytetit në jug të vendit, një tjetër në një stacion treni dhe autobusi në Linkoping, në jug të kryeqytetit. Vala e fundit e vrasjeve vjen mes shqetësimeve në rritje për dhunën ndaj grave në Suedi, e cila ka mbajtur prej kohësh reputacionin si një nga vendet më të sigurta dhe më të barabarta gjinore në botë.

[embedded content]

Në vitin 2020, 16,461 raste sulmi u raportuan kundër grave nga një marrëdhënie të ngushtë në Suedi. Kjo është një rritje prej 15.4% në shifrën e vitit 2019 raportuar nga Këshilli Kombëtar për Parandalimin e Krimit.

Ministrja suedeze e barazisë gjinore, Marta Stenevi, ka deklaruar se thotë se ajo është e tmerruar dhe e mërzitur nga dhuna e fundit, por nuk është e befasuar. Sipas saj Suedia ka bërë shumë hapa para për  barazinë gjinore por ende ka shumë raste ku gratë shtypen.

Një pikë kryesore politike është nëse dhuna e fundit duhet të lidhet me valën e fundit të imigracionit të Suedisë. Policia suedeze nuk regjistron të dyshuar kriminalë sipas përkatësisë etnike, por prokurorët thonë se disa nga burrat që përballen me gjyqin kanë prejardhje jo-suedeze.

Në fund të këtij muaji, një komision do të paraqesë një plan të ri i cili pritet të përfshijë dënime më të gjata me burg. Plani nuk ka gjasa të përballet me kundërshtim në parlament.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *