Rritet siguria në Uashington para gjyqit të Trump

rritet siguria ne uashington para gjyqit te trump

rritet siguria ne uashington para gjyqit te trump

09:16 03/08/2023

Ish-presidenti amerikan do të akuzohet zyrtarisht për komplot për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump do të akuzohet zyrtarisht në një seancë gjyqësore këtë të enjte me akuzat për komplot për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020.

Siguria është rritur në Uashington DC për seancën dëgjimore. Barriera metalike janë vendosur jashtë gjykatës federale, ku do të lexohen zyrtarisht akuzat kundër Trump. Struktura të ngjashme janë ngritur rreth ndërtesave të Kapitolit të SHBA, ku mbështetësit e Trump u rebeluan në Janar 2021, të zemëruar me rezultatin e zgjedhjeve.

Kjo është akt-padia e tretë kriminale dhe e dyta në 2 muajt e fundit ndaj ish-presidentit, i cili ka vënë sërish kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Aktpadia kundër ish-Presidentit amerikan Donald Trump përfshin akuza për komplot kundër Shteteve të Bashkuara dhe ndërhyrje ndaj dëshmitarëve, një rast i pashembullt ku një ish-President akuzohet se u përpoq të minojë bazat e demokracisë, për të qëndruar në pushtet.

Përpjekjet e tij, që në fund dështuan, kulmuan me protestën e dhunshme të përkrahësve të tij në Kapitol, një prej kërcënimeve më serioze ndaj demokracisë amerikane në historinë moderne.

Trump pritet të deklarohet i pafajshëm. Në një postim me shkronja të mëdha në platformën e tij “Truth Social”, ish-presidenti falënderoi ndjekësit e tij: Unë kurrë nuk kam pasur kaq shumë mbështetje më pare. Këto janë aktakuza qesharake dhe gjithçka që ata po bëjnë është një ndërhyrje masive në zgjedhje. Këtë po bëjnë. Ata duan të dëmtojnë kandidatin kryesor.

Ai sulmoi rivalët republikanë për president, duke përfshirë ish-zëvendëspresidentin e tij Mike Pence dhe guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis. Përsëriti argumentin e tij se Pence kishte autoritetin ligjor për të ndaluar Kongresin të certifikonte fitoren zgjedhore të zotit Biden më 6 Janar 2021, procese që u ndërprenë ndërsa mbështetësit sulmuan Kapitolin.

Para disa javësh, Prokurori i Posaçëm, Smith e akuzoi atë se ka mbajtur në mënyrë të paligjshme, dhjetra dokumente sekrete në pronën e tij në Mar-a-Lago në Florida, pasi ishte larguar nga detyra dhe ia kishte fshehur ato qeverisë. Gjyqi për këtë rast fillon në Maj të vitit të ardhshëm.

Këto akuza në teori mund të çojnë në burgim të konsiderueshëm nëse Trump dënohet. Por logjistika, siguria dhe politika e burgosjes së një ish-presidenti nënkuptojnë se një dënim konvencional me burgim nga shumë ekspertë shihet si i pamundur.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts