“Rritja e azilkërkuesve për shkak të korrupsionit”/ Basha: Dëshmoi se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për qytetarët








Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas publikmit të shifrave për numrin e azilkërkuesve nga Shqipëria përgjatë muajit gusht.

lulzimbasha

Me anë të një postimi në Twitter, Basha shkruan se arsyet më madhore për largimin e njerëzve është mundësia e një lufte civile ose korrupsioni në Shqipëri.

Sipas tij, rritja e aplikimeve për azil në vendet e BE, dëshmon se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët.

Sipas kryedemokratit, fundi i kësaj situate kërkon një përballje frontale me korrupsionin për të thyer bashkëpunimin mes politikës, krimit dhe oligarkisë.

“Me përjashtim të një lufte civile, një nga arsyet madhore pse njerëzit largohen nga vendi i tyre është korrupsioni. Rritja e aplikimeve për azil në vendet e BE-së dëshmon edhe njëherë se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët. Fundi i kësaj katastrofe kombëtare, kërkon një përballje frontale me korrupsionin, duke thyer bashkëpunimin mes politikës, krimit dhe oligarkisë, që ka shkërmoqur demokracinë dhe po mbyt të ardhmen e Shqipërisë duke e bërë të pajetueshme për familjet shqiptare” – shkruan Basha.

azilkerkuesit

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.