“Rritja e çmimeve varfëron shqiptarët”- Ilir Meta: Qeveria nuk ka marrë asnjë masë, mosreagimi s’është në interesin publik


















Rritja e çmimeve ka shqetësuar kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili thotë se kjo gjë po varfëron dhe kërcënon buxhetin e familjeve shqiptare.

ilirmeta2

Më anë të një postimi në Facebook, ish-kreu i Shtetit thekson se konsumatorët presin një tjetër rritje rekord të çmimeve, ndërkohë nga Qeveria asnjë masë nuk është parashikuar në ndihmë të tyre.

Ilir Meta bën thirrje për reagim të qytetarëve, pasi siç thekson ata meritojnë një qeveri të përgjegjshme.

“Rritja marramendëse e çmimeve po thellon varfërinë duke kërcënuar seriozisht buxhetet familjare.

Konsumatorët presin një tjetër rritje rekord të çmimeve, ndërkohë nga Qeveria asnjë masë nuk është parashikuar në ndihmë të tyre.

Mosreagimi ndaj çmimeve spekulative nuk është në përputhje me interesin publik. Qytetarët meritojnë një Qeveri të përgjegjshme që miraton politika ekonomike vetëm në interes të tyre”, thekson Meta.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.