Rritja e çmimit të energjisë elektrike/ Meta: Të gjithë do të preken! Përgjegjësi e një artisti që ka 10 vjet që ka marrë lejen krijuese në fushën e vjedhjes dhe korrupsionit









Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka denoncuar sot se nga vendimi i fundit i qeverisë dhe ERE-s, “të gjithë do të preken pavarësisht nga mashtrimet e demagogjia e qeverisë”.

Meta tha se “pasojat më të mëdha me të cilat po ndeshen qytetarët nuk kanë të bëjnë thjesht me krizat jashtë nesh, nga të cilat dhe ne ndikohemi, por pasojat e vërteta dhe më të rëndat, përfshirë rritjen marramendëse të cmimit të energjisë, vijnë si rezultat i mungesës së plotë të përgjegjësisë së një artisti që ka 10 vjet që ka marrë lejen krijuese në fushën e vjedhjes dhe korrupsionit”.

“Aferat e njohura janë kulmet e krijimtarisë së vjedhjes e korrupsionit. Asnjë justifikim nuk qendron”, tha Meta në një konferencë për mediat këtë të dielë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *