Rritja e infektimeve me COVID, deputeti i PDK kërkon seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit: Sistemi shëndetësor mund të kolapsojë

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka kërkuar mbledhje të Kuvendit të Kosovës në seancë të jashtëzakonshme, për shkak të rritjes së numrit të infektimeve.

Përmes një postimi në Facebook Haxhiu thekson se sistemi shëndetësor mund të kolapsojë.

Postimi i plotë i Haxhiut:
“6765 raste pozitive, 20 vdekje nga COVID-19 në tri ditët e fundit në Kosovë.
Nga data 29.03.2021 kur ka filluar vaksinimi për 5 muaj vetëm 12% të qytetarëve të Kosovës janë vaksinuar me dy dozat e vakisinës anti-COVID-19.
Pa përgjegjësi totale e Qeverisë së Kosovës, përderisa Albin Kurti merret me Bulliqin e Isufin për tema aspak aktuale, Arben Vitia kandidon për Prishtinën, mjekët janë pa mbeshtetje, spitalet janë pa barna, pacientët pa mbeshtetje!
Fatkeqësisht, përderisa Kosova po shkon drejt katastrofës shëndetësore, jemi pranë rrëzikut që sistemi shëndetësor të kolapsoj totalisht.

Duke parë paaftësinë dhe papërgjegjësinë e Qeverisë dhe të Presidentës, kërkoj nga Glauk Konjufca kryetar i Kuvendit të Kosovës që të thërras seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për të diskutuar për situatën me pandeminë në të cilën është futur vendi.
Sistemi shëndetësor mund të kolapsoj dhe vendin mund ta shpëtojmë nga katastrofa shëndetësore vetëm nëse bëhemi të gjithë bashkë për të mposhtur pandeminë.
Qeveria ka dështuar në vaksinim dhe menaxhim të pandemisë, andaj Kuvendi duhet të marrë përgjegjësinë që i takon me Kushtetutë, për t’i shpëtuar nga katastrofa shëndetësore qytetarët e Kosovës”, tha Haxhiu.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *