Rritja e kërkesës për energji elektrike në Indi mund të çojë në krizë energjetike

Në Indi, ku shumica e prodhimit të energjisë elektrike varet nga qymyri, është raportuar se mund të ketë një krizë energjetike për shkak të rritjes së kërkesës për energji elektrike.

Sipas mediave të vendit, ministri indian i Energjisë, Raj Kumar Singh, theksoi se fabrikat e qymyrit me një kapacitet prej 40-50 gigavatësh aktualisht kanë rezervat e karburantit për “më pak se tri ditë”.

Singh paralajmëroi mund të duhen deri në gjashtë muaj që termocentralet të kenë karburant të mjaftueshëm dhe gjatë kësaj kohe mund të ndodhë një krizë energjetike.

Duke deklaruar se kërkesa pritet të ulet gradualisht nga mesi i tetorit, Singh tha se do të punojnë me firmën shtetërore Coal India Ltd dhe me prodhuesin më të madh të energjisë në Indi, NTPC Ltd., për të rritur prodhimin e mineraleve dhe për të plotësuar kërkesat.

Në vend, 70 për qind e prodhimit të energjisë elektrike sigurohet nga termocentralet e qymyrit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *