Rritja e rasteve me Covid-19, turistët “bllokohen” në qytetin turistik të Kinës

rritja e rasteve me covid 19 turistet bllokohen ne qytetin turistik te kines
rritja e rasteve me covid 19 turistet bllokohen ne qytetin turistik te kines

11:15 19/07/2022

Më shumë se 2.000 turistë janë bllokuar në qytetin bregdetar kinez Beihai si pasojë e rritjeve të rasteve me koronavirus. Gjatë fundjavës, zyrtarët në Beihai urdhëruan testimin masiv të banorëve të këtij qyteti. Kjo vjen në një kohë kur shqetësimet rriten për ndikimin e politikës “zero-Covid” të Kinës, e cila ka ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Javën e kaluar, shifrat zyrtare treguan se ekonomia e vendit u tkurr në tremujorin e dytë të këtij viti pasi kufizimet e Covid-19 goditën kompanitë dhe konsumatorët. Beihai, i cili është një destinacion në rajonin jugor të Kinës Guangxi, regjistroi më shumë se 450 infeksione në pesë ditë. Ndërsa ai nivel i rasteve mund të duket i ulët nga standardet ndërkombëtare, ai konsiderohet i lartë sipas qasjes së qeverisë kineze ndaj pandemisë.

Të dielën, qeveria lokale e Beihait tha se turistët që nuk kishin qenë në kontakt me askënd që kishte marrë virusin, ose vizituan zona me rrezik të mesëm ose të lartë, do të lejoheshin të largoheshin nëse do të kishin rezultuar negativë në një test të Covid-19.

Pjesa tjetër duhet të qëndrojë në qytet dhe të karantinohet, thanë zyrtarët në një konferencë për shtyp./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts