Rritja e rasteve me Covid në Gjermani, Merkel: S’mund të tolerohet asnjë papërgjegjshmëri, vaksinoni grupmoshën mbi 60-vjeç

E shqetësuar për rritjen e rasteve me koronavirus në Gjermani, Angela Merkel ka paralajmëruar autoritetet shëndetësore të bëhen më të përgjegjshëm përballë pandemisë.

“Ky duhet të jetë një shqetësim i përbashkët për të gjithë”, ka thënë Merkel.

E pyetur për masat kufizuese të vendosura gjatë pandemisë , ajo tha se është përgjegjësi e shtetit të mbrojë shëndetin e qytetarëve dhe të parandalojë tejmbushjen e spitaleve me pacientë.

“Mbi 2 apo 3 milionë gjermanë mbi 60-vjeç janë të pavaksinuar dhe kjo më trishton sepse vaksinimi i tyre mund të sjellë një përmirësim për shëndetin  e tyre dhe për shoqërinë”, ka thënë më tej ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *