Rritja e rasteve me koronavirus/ Çekia shpall gjendjen e jashtëzakonshme, kryeministri: Po shqyrtojmë mundësinë e vaksinimit të detyrueshëm

Qeveria çeke ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme 30-ditore, ndërsa ka njoftuar kufizime të reja për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.

Gjendja e jashtëzakonshme do të hyjë nesër në fuqi. Ministri i Shëndetësisë Adam Vojtech njoftoi se do të ndalohet tregjet dhe pirja e alkoolit në vende publike.

Baret, restorante, klubet e natës dhe kazinotë do të mbyllen në orën 22:00, ndërsa për aktivitetet kulturore kapaciteti i lejuar do të jetë rreth 1000 si edhe persona e vaksinuar dhe të shëruar nga koronavirusi.

Nga ana tjetër kryeministri çek, Andrej Babis theksoi se qeveria po shqyrton mundësinë e vaksinimit të detyrueshëm për disa kategori.

Këto masa vijnë pas Republika Çeke regjistroi një rekord rastesh me 26,000 të prekur. Ndërkohë më shumë se 58% e popullsisë janë të vaksinuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *