Rritja e rasteve me Omicron/ BE marrëveshje me kompaninë Moderna për të përshpejtuar shpërndarjen e vaksinave kundër COVID

Komisioni Europian, njoftoi këtë të enjte se ka arritur një marrëveshje me kompaninë farmaceutike amerikane Moderna, për të përshpejtuar shpërndarjen e vaksinës kundër COVID-19.

Përhapja e mutacionit Omicron ka shkaktuar rritje të rasteve, ndërsa mjekët janë shprehur të shqetësuar për situatën.

Ndërkohë disa anëtarë të Bashkimit Europian, veçanërisht Gjermania po përballen me një përhapje të shpejtëve të variantit Omicorn.

Sakaq Moderna është dakorduar për të dërguar 10 milionë doza në Gjermani në dhjetor dhe 25 milionë doza shtesë në tremujorin e parë të 2022.

“Në funksion të rritjes së shpejtë të infeksioneve për shkak të variantit Omicron dhe nevojës për të rritur vaksinimin, Komisioni po punon me prodhuesit e vaksinave për të përshpejtuar më tej shpërndarjen e dozave të vaksinës në shtetet anëtare që kanë nevojë për doza shtesë”, thuhet në deklaratën e Komisionit Europian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *