Rritja e të infektuarve, Shehu: Shqipëria të aplikojë dozën e tretë të vaksinës, ja masat që duhen marrë










tritanshehu

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka reaguar për rritjen e infektimeve me COVID në vendin tonë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai shkruan se qeveria qëndron në gabimet dhe pasivitetin e vetë dhe nuk ndërmerr asnjë masë.

Sipas tij, Shqipëria duhet të aplikojë dhe dozën e tretë të vaksinës së certifikuar nga EMA dhe të rritet dhe fasha e moshave.

Postimi i Tritan Shehut:

Fatkeqesisht cfare kemi paralajmeruar prej muajsh po ndodh. Ne realitet infeksionet e vdekjet sot jane me te larta se komunikimet zyrtare, sic dhe u zbulua deri tashti me 16 mije humbjet e jeteve.

Nderkaq kjo Qeveri e pa pergjegjeshme qendron ne gabimet e pasivitetin e saj. Prandaj dua te rikujtoj cfare kam thene per vaksinimin, ne kete situate te rende kur Shqiperia eshte shume larg imuniteve pasive dhe atij vaksinues:

1- Eshte faj e mashtrim edhe me i rende i Qeverise ndaj Shqiptareve tu ofroje akoma vaksina te pa certifikuara, kineze e ruse te pa efekeshme.

Kjo duhet ndaluar e ndryshuar menjehere, si veproi dhe Kosova.

2-Nderkaq te gjithe ata, qe kane marre deri me sot keto vaksina, duhet te futen ne proces rivaksinimi te plote (me dy doza), me ato te miratuara nga EMA.

Kete po bejne dhe vende si Turqia, nga ne u furnizuam me vaksinat kineze.

3- Prej muajit tetor te organizohet aplikimi i dozes se trete per te vaksinuarit me ato te sigurtat, duke respektuar 6-9 muaj distance nga doza e dyte.

4- Duhet te zgjerohet gama e te vaksinuarve qe prej moshes 12 vjec.

5-Me realizimin e ketyre pikave hapet rruga e futjes ne perdorim te “Green pass”, me rregulla te qarta e demokratike.

6-Per te realizuar imunizimin e domosdoshem te 85% te popullesise me vaksinim te plote, kerkohen mbi 5,5 M doza te sigurta, e realizueshme kjo.

7-Ka dhe masa te tjera te domosdoshme te kerkuara, qe lidhen me rimodelimin e kujdesit paresor per forcimin e zgjerimin e games se procedurave Covid te tij, rimbursimet, pregatijen e te gjitha spitaleve, permiresimet e sherbimeve reanimacionit per te korregjuar indekset e tyre, liberalizimet ne treg, etj.

Por qe per te keqen e shqiptareve keto “kembana” nuk po e zgjojne Qeverine! Pra dite me te keqija na presin!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *