“Rritja në 2023, ndër më të lartat në rajon”, raporti i Bankës Botërore: Ekonomia shqiptare shfaqi qëndrueshmëri të konsiderueshme

rritja ne 2023 nder me te lartat ne rajon raporti i bankes boterore ekonomia shqiptare shfaqi qendrueshmeri te konsiderueshme
rritja ne 2023 nder me te lartat ne rajon raporti i bankes boterore ekonomia shqiptare shfaqi qendrueshmeri te konsiderueshme

Banka Botërore, në raportin e “Pranverës 2024 për Europën dhe Azinë Qendrore”, në seksionin për Shqipërinë vlerëson se “ekonomia shqiptare ka treguar një qëndrueshmëri të konsiderueshme ndaj goditjeve të njëpasnjëshme gjatë viteve 2019-2022, të cilat përfshinin tërmetin e vitit 2019, pandeminë dhe krizën ekonomike pasuese, si dhe pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Politikat e kujdesshme makroekonomike mbështetën një rimëkëmbje të fortë ekonomike, me një rritje reale të PBB-së mesatarisht me 6.9 për qind në vitet 2021 dhe 2022, dhe PBB-ja e vitit 2022 tejkaloi nivelin e saj para pandemisë.”

Më tej, në vlerësimin e saj për Shqipërinë, BB thekson se “një faktor kyç në qëndrueshmërinë e Shqipërisë ndaj goditjeve ka qenë afërsia e saj me BE-në, që është një burim i investimeve dhe remitancave dhe një treg kryesor për eksportet e vendit. Turizmi është shfaqur si një nxitës kryesor i rritjes ekonomike, duke ndihmuar në përmirësimin e disbalancave të jashtme dhe duke kontribuar pjesërisht në një mbiçmim të qëndrueshëm të lekut në vitet e fundit.”

Banka Botërore vlerëson se kontribuesit kryesorë të rritjes në anën e ofertës ishin tregtia, turizmi dhe aktivitetet e pasurive të paluajtshme, të ndjekura nga ndërtimi dhe prodhimi i energjisë. Në anën e kërkesës, komponentët kryesorë që nxitën rritjen ishin kërkesa e brendshme private dhe eksportet neto.

BB vlerëson gjithashtu se punësimi u rrit me 1.2 për qind në terma vjetorë në tremujorin e tretë të vitit 2023, ndërsa rritja e pagave dhe punësimit nxitën pjesëmarrjen në forcën e punës (mosha 15+), e cila arriti në nivelin më të lartë prej 76.1 për qind.
Gjithashtu, BB konstanton se “duke marrë në konsideratë rritjen e fortë të PBB-së për frymë në vitin 2023, shkalla e varfërisë vlerësohet të jetë ulur me 1.8 pikë përqindjeje duke arritur në 21.7 për qind”.

Qeveria shënoi një pozicion të përmirësuar fiskal në vitin 2023, si rezultat i rritjes së fortë të të ardhurave si dhe shpenzimeve më të ulëta. Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin, të ardhurat personale dhe kontributet e sigurimeve shoqërore u rritën, duke reflektuar rritjen e pagës minimale së detyrueshme dhe rritjen e pagave në sektorin privat, theksohet më tej në raport.

Në parashikimet për vitin 2024, BB vlerëson se “rritja ekonomike pritet të mbetet e fortë në 3.3 për qind, në kontekstin e kushteve të shtrënguara financiare në tregjet ndërkombëtare dhe rritjes së kufizuar ekonomike në Evropë”, duke vlerësuar më tej se zgjerimi i aktiviteteve të turizmit dhe ndërtimit pritet të nxisin rritjen e eksporteve, konsumit dhe investimeve me ritme të ngjashme me nivelet para pandemisë.

Bilanci primar i Shqipërisë parashikohet të arrijë në 0.2 për qind të PBB-së në vitin 2024 dhe të qëndrojë në nivele të ngjashme pozitive në përputhshmëri me rregullin fiskal. Konsolidimi fiskal pritet të arrihet si nga ana e të ardhurave ashtu edhe nga ana e shpenzimeve. Borxhi publik pritet të bjerë më tej në 58.2 për qind të PBB-së në vitin 2024, dhe të vijojë rënien edhe në periudhë afatmesme, si rezultat i rritjes më të lartë në terma nominalë dhe arritjes së një bilanci primar pozitiv.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts