Rritje e ndjeshme e infektimeve ditore nëpër Europë

17:20 18/03/2021

Rekord pandemie në Greqi, megjithatë Mitsotaqis premton lehtësim masash

Rritje alarmante e infektimeve ditore këtë 24 orësh në pjesën më të madhe të Europës, që sinjalizon nisjen e një tjetër vale të ashpër të përhapjes së koronavirusit.

Greqia shënoi një rekord të ri prej mbi 3 400 infektimesh ditore shifra më e lartë e një viti pandemie. Ezaurimi i plotë i kapaciteteve në terapinë intensive të Athinë dhe gjithë rajonin më të populluar të Atikës ka rikthyer shifrat e larta të vdekjeve ditore. Stafi mjekësor e ka të pamundur tu shërbejë të gjithë pacientëve në gjendje të rëndë. Pavarësisht shifrave të frikshme, kryeministri Mitsotaqis tha se nga fundjava do të nisë lehtësimi i masave. Sipas tij, banorët ndihen të lodhur nga masat e ashpra dhe kanë gjithnjë e më shumë tendencën ti kundërshtojnë ato.

Mbi 38 mijë infektime ditore u shënuan në Francë, rekordi më negativ që prej Nëntorit, kur COVID-19 arriti nivelet më të larta të gjithë periudhës së pandemisë.  Edhe ky vend po përballet me krizë në terapinë intensive ku 70% të shtretërve janë zënë nga të sëmurët me COVID-19 në gjendje të rëndë.

Mbi 17 mijë infektimet ditore edhe në Gjermani, shifra më e lartë prej Janarit.

Tv Klan









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *