Rritje e rasteve nga varianti Delta, kërkohet rikthimi i orës policore në Spanjë

Ishujt Kanarie të Spanjës dhe rajoni i saj Mesdhetar i Valencias i kanë kërkuar qeverisë të kthejë orën policore në mbrëmje për të shmangur një rritje të infeksionit COVID-19 midis të rinjve të pavaksinuar. Sipas tyre po kërcënohet të shkatërrohet sezoni i turizmit veror që është thuajse jetësor për këto zona. Në të gjithë vendin, rastet ishin duke u zvogëluar gjatë muajve të fundit, por filluan të rriteshin në qershor të nxitura nga varianti më ngjitës i Delta.

Ditën e djeshme Gjermania e konsideroi Spanjën si zonë me rrezik të lartë duke detyruar udhëtarët që ktheheshin. Ndërkohë Franca tashmë kishte paralajmëruar qytetarët e saj nga vizitat, megjithëse Ministri Spanjoll i Turizmit Reyes Maroto mbrojti Spanjën si të sigurt.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *