“Rritje ekonomike me 18%”/ Petrit Vasili reagon për deklaratat e zv.kryeministrit Ahmetaj: Përrallë imorale, synojnë që shqiptarët të…





petrit vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të zv.kryeministrit Arben Ahmetaj i cili tha se ekonomia e Shqipërisë është rritur me 18% në tremujorin e dytë. Përmes një postimi në Facebook, Vasili e ka cilësuar propagandistike duke renditur dhe disa arsye, që sipas tij hedhin poshtë deklaratën e zv.kryeministrit.

“Rënia me afërsisht 12% për shkak te mbylljes nga Covid, dhjetra milion euro të shpenzuara për kurim nga qytetarët, paratë e rindertimit , borxhi prej 1.3 miliard euro i marre nga qeveria shtojme ketu edhe ndertimet ku lloj lloj parash qe vijne erë futen ne to, te gjitha se bashku tregojne qe s’behet fjale per rritje ekonomike reale dhe kjo eshte propagande e paster dhe asgje me shume se kaq” – shkruan nënkryetari i LSI-së.

Petrit Vasili thotë se nuk ka një rritje reale dhe as të ardhura më shumë në xhepin e shqiptarëve. Sipas tij, këto deklarata synojnë vetëm që shqiptarët ta hanë sapunin për djath.

Postimi i Petrit Vasilit:

Perrallat imorale me rritje ekonomike 18% ose shitja e sapunit per djathe! Qeveria leshoi sot, si perhere, shashken propagandistike te radhes, pra rritjen ekonomike medemek 18%. Per ekspertet e ekonomise ishte shume e lehte per ta çmontuar nje perralle te tille. Por edhe qytetari i zakonshem llogarite i ben vete dhe shume kollaj bile.

Renia me afersisht 12% per shkak te mbylljes nga Covid, dhjetra milion euro te shpenzuara per kurim nga qytetaret, parate e rindertimit , borxhi prej 1.3 miliard euro i marre nga qeveria shtojme ketu edhe ndertimet ku lloj lloj parash qe vijne erë futen ne to, te gjitha se bashku tregojne qe s’behet fjale per rritje ekonomike reale dhe kjo eshte propagande e paster dhe asgje me shume se kaq

Realisht pra s’ka ndodhur asgje thjesht propagande imorale. As rritje reale dhe as te ardhura me shume ne xhepin e shqiptareve pra zero efekt mbi hallet kritike me te cilat perballet familja shqiptare.

Kjo propagande synon vetem qe shqiptaret te hane sapunin per djathe. Ekonomia reale eshte ne gjendje katastrofike. Shqiptaret jane deshperimisht me te varfer. As çmimin e bukes, te bukes se gojes pra, kjo qeveri nuk jua mbron dot dhe cmimi vecse rritet.

Edhe kafen te vetmen gje kaq modeste, qe u ka mbetur shqiptareve jua shtrenjtuan. Ne kohe pandemie shqiptaret kane shpenzuar mbi 150 milion euro ndersa qeveria rimburson 250 mije euro, kjo eshte e verteta.

Mijra familje, qe edhe ne kete moment perballen me pandemine, vazhdojne te shpenzojne qindra milion leke ne luften per jeten dhe shendetin. 18% rritje ishte vetem propagande imorale, qe kerkon te shese sapunin per djathe.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *