
10:32 10/05/2022
Në SHBA është shënuar rritje rekord e çmimit të benzinës për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.
Sky News raporton se 1 gallon (1 gallon e barazvlefshme me 4.5 litra) benzinë në SHBA kapi vlerën e 4.374 Dollarë ditën e sotme. Të dhënat janë bërë publike nga Shoqata Amerikane e Automjeteve.
Ky çmim i ri kaloi rekordin e mëparshëm prej 4.331 Dollarësh.
Shkak i rritjes së çmimit të benzinës është bërë shtrëngimi i furnizimit me karburant për shkak të pushtimit të Ukrainës dhe sanksioneve ndaj Rusisë.
Stoqet globale të karburantit po pakësohen për shkak të rritjes së kërkesës, që është rikthyer në nivelet para pandemisë.
Megjithatë, çmimet e karburantit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten më të ulëta se në vende të tjera, të tilla si në Britani të Madhe, Francë, Japoni etj., ku taksat më të larta rrisin kostot e karburantit. /tvklan.al