Rritje rekord e infektimeve ditore në SHBA dhe Francë

08:48 29/12/2021

SHBA dhe Franca kanë raportuar rritjen më të lartë ditore të rasteve të reja me koronavirus që nga fillimi i pandemisë, pasi varianti Omicron po vazhdon të përhapet.

Sipas CDC, Amerika raportoi më shumë se 440,000 infeksione të reja të hënën. Sidoqoftë, zyrtarët thanë se numrat mund të jenë një “mbivlerësim” për shkak të vonesave të raportimit gjatë Krishtlindjeve. Ndërkohë, Franca raportoi numrin më të lartë të rasteve të reja ditore në Evropë. Aty u regjistruan 179,807 infeksione të martën.

Ministri francez të Shëndetësisë, Olivier Veran, ka paralajmëruar më herët se Franca mund të regjistrojë deri 250 mijë raste ditore në fillim të Janarit. Italia, Greqia, Portugalia dhe Anglia gjithashtu raportuan rritje rekord të martën.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se rreziku i variantit Omicron “mbetet shumë i lartë”.

Sipas përditësimit të publikuar të martën, numri i infeksioneve të reja të të gjitha llojeve u rrit me 57% në Evropë në javën para 26 Dhjetorit dhe me 30% në rajonin e Amerikës.

Studimet sugjerojnë se varianti Omicron është më i butë se Delta, me një shans 30% deri në 70% më të ulët që njerëzit e infektuar të përfundojnë në spital. Por frika mbetet se numri i madh i rasteve që rrjedhin nga varianti shumë infektiv mund të mbushin spitalet.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.