Rritje të rasteve të infektimeve, humb jetën nga koronavirusi polici në Kosovë

Një efektiv policie në Kosovë ka humbur betejën me koronavirusin. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ky i fundit pohoi se ka zyrtari policor Hevzi Shabani ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19.

Sveçla ka ngushëlluar familjet e policit Shabani, transmeton Telegrafi.

“E nderuar familje Shabani, me pikëllim të madh morëm lajmin për humbjen e jetës së birit tuaj, familjarit tuaj, zyrtarit të Policisë së Kosovës Hevzi Shabani. Beteja me pandeminë Covid-19 për më shumë se një vit nuk ishte e lehtë për askënd, e në veçanti për të gjithë zyrtarët policor që ishin në vijën e parë të frontit që nga shfaqja e saj. Pranoni ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim si Ministër dhe në emrin e të gjithë zyrtarëve Policor të Kosovës, të cilët kishin fatin të bashkëpunojnë me një zyrtar si Hevziu që nuk kurseu asgjë në shërbim të vendit tonë dhe qytetarëve tonë”, ka thënë Sveçla.

Në Kosovë ka pasur rritje të rasteve me COVID-19, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar 271 raste.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *