Rrjedhin informacionet, miliarda Euro të kriminelëve dhe politikanëve të korruptuar në bankën zvicerane

22:23 20/02/2022

Të dhënat e më shumë se 18 mijë llogarive bankare me më shumë se 100 miliardë Dollarë në bankën zvicerane Credit Suisse kanë rrjedhur në media dhe janë publikuar në gazetën gjermane Süddeutsche Zeitung, e më pas në shumë gazeta të tjera ndërkombëtare si New York Times dhe The Guardian.

Këto gazeta shkruajnë se në bankën Credit Suisse, sipas të dhënave të publikuara, kanë llogari bankare kriminelë, persona të inkriminuar, politikanë të korruptuar etj.

Shtypi ndërkombëtar që publikoi të dhënat personale të klientëve të bankës shkruan se politikanët e korruptuar dhe kriminelët pastrojnë paratë dhe bëjnë evazion fiskal në këtë bankë zvicerane.

Por menjëherë ka reaguar Credit Suisse, duke hedhur poshtë këto akuza dhe foli për “informacione selektive që çojnë në keqinterpretime”.

“Çështjet e paraqitura janë kryesisht historike, që në disa raste datojnë edhe në vitin 1940. Përafërsisht 90% e llogarive bankare janë mbyllur sot ose janë në proces mbylljeje. Këto akuza mediatike duket se janë një përpjekje e bashkërenduar për të diskredituar jo vetëm bankën por edhe tregun financiar zviceran, i cili ka pësuar ndryshime të rëndësishme gjatë viteve të fundit”, thuhet në reagimin e Credit Suisse. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.