Rrjedhja e votave për Lindita Nikollën, LSI tregon votën e fshehtë: Është përgjigja e vetme për farsën





petritvasiliok

Katër deputetët e zgjedhur të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kanë votuar kundër zgjedhjes së Lindita Nikollës në krye të parlamentit.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i kësaj force politike, Petrit Vasili. Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se votimi i deputetëve të LSI-së, kundër Nikollës është përgjigja e vetme ndaj çarëdolloj farse.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Votimi dhe vota kunder i te gjithe deputeteve te LSI per propozimin e rilindjes per kryetar kuvendi eshte pergjigja e vetme ndaj çdo farse!

Kujtojmë se Lindita Nikolla mori 79 vota pro dhe 4 kundër. Sipas asaj që deklaron Vasili, votat kundër i takojnë LSI-së.

Nga ana e aleatëve të opozitës, ka votuar kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ndërkohë që munguan në sallë, Dashamir Shehi apo dhe Agron Duka.

Nëse mund të nisemi nga ky fakt, Vangjel Dule ka votuar pro Lindita Nikollës, por nuk është asgjë e konfirmuar.

Deputetët e zgjedhur të Partisë Demokratike, ashtu siç u kishte porositur dhe kryedemokrati Basha, nuk votuan për Lindita Nikollën. Për më tepër, të gjithë deputetët morën fletën e votimit dhe e grisën përpara kutisë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *