
11:37 12/08/2021
Twitter, Youtube dhe Google: Do ndalojmë gjuhën e urrejtjes, postimet shkelin rregullat tona
Kompanitë e Twitter dhe Google po planifikojnë të fshijnë nga platformat e tyre përmbajtjet që mohohjnë gjenocidin në Srebrenicë të Bosnje dhe Hercegovinës nga forcat serbe në vitin 1995.
Referuar rastit të Serbenicës, kompanitë Twitter dhe YouTube, thonë se politikat e tyre janë të përcaktuara qartë dhe se “ndalojnë çdo gjuhë urrejtjeje”.
Po kështu Google, e cila ka në pronësi platformën e videove YouTube, thotë se do të heqë të gjithë përmbajtjen që shkel rregullat e vendosura kundër përhapjes së gjuhës së urrejtjes.
Instituti i Kërkimit të Gjenocidit me qendër në Kanada ka mbledhur të dhënat mbi mohimin që bëhet ndaj gjenocidit të Srebrenicës, ku rezulton se kryesisht postimet që ofendojnë viktimat vijnë nga Serbia, Rusia dhe Franca.
Së fundmi Twitter ka nënshkruar një dokument me Qendrën për Izraelin dhe Hebrenjtë në Kanada, përmes së cilës ky rrjet u zotua se do të ndalojë përhapjen e gjuhës së urrejtjes ndaj hebrenjve. I njëjti dokument u nënshkrua nga kompani të tjera kryesore, përfshirë Google dhe Facebook.
Më 11 Korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës hynë në Srebrenicë, në zonën që ishte shpallur e sigurt nga Kombet e Bashkuara dhe ekzekutuan 8,000 persona. Këto vrasje u njohën si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë.
Klan News
“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”