Rrjeti ‘zien’ nga një tradhti e mundshme e Kanye West, habit Kim Kardashian, e pashqetësuar shihet në koncertin e rreperit

Pas më shumë se një viti pritje është publikuar para disa ditësh albumi “Donda” nga Kanye West.

Ky album ishte planifikuar për publikim që vitin e shkuar, pastaj u vonua të paktën tre herë të tjera. Projekti, i emëruar në nder të nënës së tij të ndjerë, përmban 26 këngë.

Thuhet se kënga “Hurricane” tregon tradhtinë ndaj ish-gruas pas lindjes së dy fëmijëve të tyre të parë. Sipas prestigjiozes “Page Six”, burimet konfirmuan se në këngë reperi rrëfen pabesinë. Përkundër tradhtisë, nuk ishte kjo arsyeja e përfundimit të martesës gati 7-vjeçare pasi ata mirëpritën dhe 3 fëmijë të tjerë.

Kanye West Buys Kim Kardashian Miami Condo

Teksa të gjithë presin që Kim të distancohet nga Kanye, ajo e ka ndarë mendjen që do ta mbështesë deri në fund. Yllit të “KUWTK” nuk i bëjnë përshtypje aspak lajmet që qarkullojnë për të dhe Kanye-n lidhur me tradhtinë.

Ajo ka publikuar në rrjetin social “Instagram” disa fotografi nga koncerti i Kanye-s, ku ka shkuar për ta mbështetur siç bën gjithmonë. Kim ka pozuar me djalin e saj Saint, teksa shfaqen të dy të veshur me të zeza.

Kim Kardashian dhe Kanye West po përfliten prej ditësh për një ribashkim. Thashethemet nisën që nga momenti kur ata të dy u fotografuan vetëm për vetëm buzë detit duke drekuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *