Rruga e gjatë e emigrantëve drejt BE, vazhdon kriza e emigrantëve në kufirin Bjellorusi-Poloni

[embedded content][embedded content]

20:31 21/11/2021

Emigrantët e grumbulluar në anën bjelloruse të kufirit, duke u përpjekur të hyjnë në Bashkimin Europian nëpërmjet Polonisë, kanë bërë rrugë të gjatë e të vështirë, por një nga më të gjatat sa i përket distancës duhet të jetë ajo e Juan Carlos, i cili ka ardhur nga Kuba.

Kubani 27-vjeçar fluturoi nga Havana në Moskë pa vizë dhe prej andej në Minsk e tani ndodhet i bllokuar në kufirin polak, duke pritur për etapën e radhës së udhëtimit të tij.

Juani po jeton tani në një magazinë që forcat bjelloruse të sigurisë ngritën pasi kishin pastruar më herët kampet e improvizuara ku mijëra emigrantë prisnin në përpjekje për të kaluar kufirin.

Ai thotë se ka shumë të ngjarë që ai të kthehet në Moskë. Së bashku me shtatë bashkatdhetarë të tjerë kubanë duan të shkojnë përmes Polonisë në Gjermani. Juan tregon se nuk do të kthehet në Kubë pasi atje do të arrestohej.

Eksperienca e Juanit është e ngjashme me atë të emigrantëve të tjerë nga Lindja e Mesme që të nxitur nga Minsku dhe Moska zyrtare shfrytëzojnë lehtësitë e udhëtimit pa viza. Prej kohësh, Bashkimi Europian dhe SHBA-ja kanë akuzuar Presidentin rus Vladimir Putin si orkestruesin e kësaj krize remigrantësh në kufijtë e Europës.

Juan Carlos thotë se përpjekjet e tij për të kaluar në vendet e BE-së nuk do të ndalen.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.