“Rruga e re e Mëndafshit”, Kina dhe Rusia inaugurojnë urën që kushtoi mbi 300 milionë euro (FOTO)

Në një kohë që vazhdon ofensivën e saj ushtarake në Ukrainë dhe është vendosur në vështirësi nga sanksionet e BE dhe SHBA, Rusia nuk ka humbur kohë që të krijojë miqësi të reja, teksa ka inauguruar urën e parë rrugore mes saj dhe Kinës.

Struktura do të lidh qytetin rus të Blagoveshchensk me atë të Heihe në territorin kinez, në lumin Amur, ndërsa në inaugurim morën pjesë disa figura të larta nga Moska dhe Pekini. “Ceremonia” u shty për dy vjet për shkak të koronavirusit.

Sipas raportimeve nga agjencitë ruse, ajo është e hapur për trafikun e mallrave dhe do të jetë në gjendje të kalojë tranzit më shumë se 600 kamionë në ditë.

Deri më tani, transporti tregtar ndërmjet dy qyteteve garantohej me varka të lëvizshme. Ura është një kilometër e gjatë dhe ka kushtuar 18.8 miliardë rubla (318 milionë euro) për seksionin rus.

Kur të jetë plotësisht funksionale, ajo do të garantojë kalimin e një milion ton mallrave në vit, ndërsa për momentin nuk lejohet qarkullimi i pasagjerëve, për shkak të kufizimeve të lëvizjes prej Covid-19.

Objekti është pjesë e iniciativës ambicioze “Belt and Road” për një Rrugë të Re të Mëndafshit, e cila synon të krijojë një hapësirë ​​logjistike dhe teknologjike euroaziatike me qendër rreth Kinës, ndërsa ky projekt ka edhe konotacione të forta gjeopolitike.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.