“Rruga e vdekjes”, mikeshat argjentinase ndërrojnë jetë në aksident, një tjetër humb foshnjën (FOTO)

Tri mikesha kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër humbi foshnjën në një aksident të rëndë automobilistik në Argjentinë.

Charo Alvarez Amado, 26-vjeçe, Sofia Duro, 26, Florencia Barios, 25 dhe Mikaela Krino Pacher, 25-vjeçare, ishin duke festuar fundin e izolimit nga COVID-19, e për këtë arsye, ishin mbledhur për të kaluar fundjavën në shtëpinë e mikeshës së tyre në një plazh të La Plate.

Vajzat ishin prej viteh mikesha shumë të mira, e për tetë muaj nuk ishin parë me njëra-tjetrën, për shkak të COVID-it.

Sofia ishte shofere e makinës Renault Clio, kur ndodhi aksidenti me një makinë tjetër, brenda së vilës ndodhej një familje. Rruga ku ka ndodhur aksidenti sipas banorëve njihet si “rruga e vdekjes”, pasi shpesh ndodhin aksidente.

Sofia dhe Charo që ishte e ulur në anën e djathtë të shoferit, kanë mbetur të vdekura në vend. Pak orë më vonë, edhe shoqja e tyre, Mikael, ndërroi jetë në spital.

Ndërsa Florenca, e cila ishte 33-javëshe shtatzëne, i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për të mbajtur në jetë fëmijën, por fatkeqësisht, nuk ka arritur t’ia dalë, duke humbur kështu foshnjën.

Delfina Burlando, mikesha e tyre në shtëpinë e të cilës ishin nisur të ndjera, i ka dhënë lamtumirën e fundit mikeshave me një postim prekës në Instagram.

“Ju dua, përgjithmonë do t’ju dua”, ka shkruar ajo.

Deri më tani nuk dihet shkaku i aksidentit, kurse policia ka njoftuar se bëhet fjalë për një përplasje të drejtpërdrejtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *