“Rruga është e hapur”- Sali Berisha: Kryetari që fiton zgjedhjet e vitit 2025 do i nënshtrohet primareve për t’u bërë kryeministër









Ish-kryeministri Sali Berisha la të hapur mbrëmjen e sotme mundësinë e hapjes së garës për kryeministër të vendit pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ai tha se kryetari i partisë që do fitojë zgjedhjet do duhet t’i nënshtrohet primareve për të drejtuar qeverinë.

berisha per energjine

“Ajo do ishte një skemë artificiale. Unë mund të bëj këtë që kryeministri të zgjidhet në primare edhe pasi kryetari të fitojë zgjedhjet.  Kryetari që fiton zgjedhjet jo domosdoshmërisht do jetë kryeministër. Nëse garon një tjetër që pëlqehet më shumë se unë rruga është e hapur. Do jetë në garë bashkë me mua”, deklaroi Berisha në Zonë e Lirë.

Berisha u shpreh se nuk do të jetë vetëm anëtarësia që do të votojë por do të ketë një votim të gjerë. “Fatet e vendit duhet t’i përcaktojë rinia e përgatitur. Nuk do të jetë vetëm anëtarësia që do të votojë për kryeministrin, por do të jetë një votim më i gjerë. Primaret për kryeministrin do të jenë partiake dhe ekstra-partiake”, deklaroi ai.

Ai tha se ka pasur në plan rikthimin në parti që para përjashtimit nga Lulzim Basha. “Kam pasur insistime të mëdha për t’i rikthyer por nuk i kam marrë për bazë.  Por unë ditën e votimit të Lulzim Bashës për kryetar unë u kam thënë gazetarëve kurrë mos thuaj kurrë. Kisha një plan për të hequr Bashën pa diskutim. A do ishte rikthimi im që do hiqte Bashën apo një mekanizëm tjetër nuk mund ta them sot. Por plani për të hequr Bashën ishte”, u shpreh Berisha.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.