“Rrugaç, hajdut!”, plas sherri në Kolegjin Zgjedhor, Lefter Maliqi përplaset me përfaqësuesin e KQZ

Sherr në Kolegjin Zgjedhor. Teksa pritet të nisë rinumërimi i 18 kutive të Kuçovës, Lefter Maliqi është përplasur me përfaqësuesin e KQZ, Ylli Merkaj.

Maliqi i është drejtuar me fjalët “Rrugaç, hajdut” përfaqësuesit të KQZ. Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se pati pretendim nga një nga avokatët e Maliqit për procesverbalin për kutitë e votimit.

Nga një seancë pyetje-përgjigje mes njërit prej anëtarëve të Kolegjit me përfaqësuesin e KQZ nuk pati qartësi. Në këto kushte u ndërpre seanca për t’i dhënë mundësi KQZ të krijonte idenë për këtë procesverbal. Gjatë kësaj kohe Maliqi filmoi një anëtar të KQZ që iu bashkua grupit të KQZ dhe më pas shpërtheu një debat i ashpër mes Maliqit dhe Merkaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts