Rrugëtimi në Europë, 2.6 milionë euro të sigurta për katër ekipet e Kategorisë Superiore








UEFA ka bërë një skemë të re për kompeticionin e Konferencë Ligës. Mënyra shpërblyese e skuadrave nuk është si më parë në Europa Ligë apo siç vazhdon aktualisht në Champions. Mirëpo, ecuria e deritanishme, teksa të katërta skuadrat e Superiores janë në turin e dytë të Konferencë Ligës, garanton të paktën 2640 euro nga UEFA për katër shqiptaret, vetëm për pjesëmarrjen në kualifikueset e kompeticioneve.

LIGA E KONFERENCES

TEUTA – Skuadra kampione, krahas shpërblimeve të tjera, nga UEFA merr menjëherë 540 mijë euro, si shpërblim për fitimin e titullit si dhe pjesëmarrjen në turin e parë të Ligës së Kampionëve. Pas eliminimit, skuadra durrsake momentalisht ka të sigurta 100+350 mijë euro, për turin e dytë të Konferencë Ligës. Këto në rast eliminimi të menjëhershëm. Në total, deri më tani, sikur të ndërpritej aventura europiane, do të shkonin 990 mijë euro në arka nga UEFA për dy turet.

TË TJERAT – Partizani, Vllaznia dhe Laçi aktualisht kanë arkëtime të njëjta nga UEFA për kompeticionet europiane. Për pjesëmarrjen në turin e parë, secila prej tyre përfiton vetëm tarifën prej 100 mijë eurosh, si pagesë për shpenzimet e ndryshme. Më tej, në këtë tur, në rast eliminimi, këto tri skuadra kanë të sigurta edhe 100+350 mijë euro. Kësisoj, në total, 550 mijë euro për secilën.

ARKETIMET

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *