Rumani, kapet rreth 10 kg heroinë e 4 kg kokainë. Mediat vendase: U trafikua nga Shqipëria, arrestohet trafikanti shqiptar

rumani kapet rreth 10 kg heroine e 4 kg kokaine mediat vendase u trafikua nga shqiperia arrestohet trafikanti shqiptar
rumani kapet rreth 10 kg heroine e 4 kg kokaine mediat vendase u trafikua nga shqiperia arrestohet trafikanti shqiptar

Një sasi e konsiderueshme heroine dhe kokaine është sekuestruar nga policia rumune, ndërsa droga sipas mediave vendase dyshohet të jetë trafikuar nga Shqipëria. Lënda narkotike u zbulua brenda një automjeti në Teleorman, pas një operacioni nga forcat e rendit në një automjet që drejtohej nga një malazez.

Pakot me më shumë se katër kilogramë kokainë dhe pothuajse 10 heroinë ishin fshehur në makinë. Në tregun e zi droga vlen 880 mijë euro.

Në rrjetën e hetuesve të Antidrogës ka rënë edhe drejtuesi i rrjetit të trafikantëve, një shtetas shqiptar të cilin policia e dërgoi në gjykatë për akuza të ngjashme në janar.

Shqiptari, tashmë i akuzuar për trafik dhjetëra kilogramë kokainë dhe heroinë, u arrestua edhe vitin e kaluar në maj, më pas u vendos në arrest shtëpie dhe në fund nën kontrollin gjyqësor. Kështu ai iu drejtua sërish trafikut ndërkombëtar të drogës. Por ai u kap sërish dhe u kthye pas hekurave.

Si dhe anëtarët e rrjetit të tij, transportuesin malazez dhe tregtarin rumun të cilët u arrestuan paraprakisht me vendim të Gjykatës së Bukureshtit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts