Rumania i dhuron Shqipërisë 150 mijë doza vaksine antiCOVID/ Balla falenderon presidentin dhe kryeministrin e vendit për ndihmën e dhënë për luftën kundër pandemisë










Qeveria e Rumanisë do t’i dhurojë Shqipërisë 150 mijë doza vaksine antiCOVID.

pandemia

Këto doza vaksine, që nuk janë specifikuar se çfarë vaksine do të jetë, vjen si ndihmë për vendin tonë për të përballuar situatën me pandeminë.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka shprehur mirënjohjen për këtë ndihmë Presidentit rumun Klaus Iohannis dhe Kryeministrit Florin Cîțu për këtë ndihmë të mirëpritur në luftën antiCOVID.

Gjithashtu falenderoj edhe Ambasadorin e Rumanisë në Tiranë Octavian Șerban me të cilin kemi një bashkëpunim të përditshëm në dobi të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy popujve dhe vendeve tona“, shkruan Balla.

Shënimi i plotë:

Qeveria e Rumanisë sapo ka miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë vendimin për t’i dhuruar Shqipërisë 150.000 doza vaksinë anti-Covid19. Dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen Presidentit Klaus Iohannis dhe Kryeministrit Florin Cîțu për këtë ndihmë të mirëpritur në luftën me pandeminë. Gjithashtu falenderoj edhe Ambasadorin e Rumanisë në Tiranë Octavian Șerban me të cilin kemi një bashkëpunim të përditshëm në dobi të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy popujve dhe vendeve tona.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *