Rumania vendos kufizime të reja për frenimin e rasteve COVID-19

Rumania do të forcojë kufizimet e saj antiCOVID-19 duke filluar këtë fundjavë, si kundërpërgjigje ndaj një vale të tretë në rritje të infeksioneve.

“Duke filluar të dielën, ora e ndalimit të natës do të zgjatet dhe oraret e dyqaneve do të shkurtohen”, tha kryeministri rumun Florin Citu.

Ashpërsia e masave do të zbatohet në bazë rajoni, në varësi të ngarkesës së rasteve COVID-19.

Në vendet me nivele më të larta të incidencës, kufizimet mund të zbatohen gjatë gjithë javës.

Në Rumani, incidenca 14-ditore e infeksioneve të reja është rritur sërish ndjeshëm, pas një rënieje në shkurt.

Sot, ajo ishte rreth 364 raste të reja për 100 000 banorë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *