Rumenige zbulon prapaskenat: Për trajnerin e ri na ndihmoi Pep Guardiola, gjysmëfinale e mallkuar me Realin

rumenige zbulon prapaskenat per trajnerin e ri na ndihmoi pep guardiola gjysmefinale e mallkuar me realin































Karl Hainz Rumenige i ka vënë sot vulën emërimit të Vincent Kompani si trajneri i ri i Bajern Mynih. Në një intervistë të dhënë për “Sky Sport”, drejtuesi i lartë i bavarezëve bëri të qartë se zgjedhja është bërë dhe belgu shumë shpejt do të merrte drejtimin e ekipit.

rumenige-guardiola-665x533

“Drejtori ynë sportiv ka zgjedhur Kompani, kanë mbetur vetëm detajet e fundit për t’u sistemuar por në fund do të jetë ai trajneri. Kemi biseduar me Guardiolën dhe na ka folur shumë mirë për të. Pep na ndihmoi për këtë çështje”, tha Rumenige, i cili u ndal më pas edhe te sezoni i Bajernit ku bavarezët nuk siguruan asnjë trofe.

“Bajern nuk ia doli të fitonte këtë vit kampionatin pas 11 edicioneve me sukses radhazi. Sezoni në arenën kombëtare nuk ishte i mirë, e mbyllëm të tretët. Ndërsa në Champions arritëm në gjysmëfinale dhe dolëm në mënyrë pak të mallkuar përballë Real Madridit, Mëkat, do të kishte qenë një finale interesante e gjitha gjermane përballë Borusia Dortmundit”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts