Rusët bombardojnë Kievin dhe Lvivin

09:03 16/04/2022

Zelensky: Nga lufta mbi 3 mijë ushtarë ukrainas të vrarë

Pasi Moska kërcënoi se do të sulmonte sërish Kievin duke akuzuar forcat Ukrainase se ata kanë shënjestruar qytetet kufitare ruse, shpërthime të forta janë dëgjuar mëngjesin e kësaj të shtune në Kiev dhe Lviv.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Kliçko tha se shpërthimet goditën qarkun Darnitski në periferi të kryeqytetit. Guvernatori rajonal i Lvivit tha se sulmi në këtë qytet ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit pa dhënë më shumë detaje nëse kishte viktima apo të plagosur.

Sipas presidentit Ukrainas, Volodymyr Zelensky, që prej fillimi të luftës mbi 3 mijë ushtarë Ukrainas kanë humbur jetën dhe rreth 10 mijë trupa  të tjerë ushtarak janë plagosur.

OKB thotë se prej fillimit të luftës në Ukrainë janë regjistruar mbi 4600 viktima në radhët e civilëve, teksa shtoi se numri ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.