
22:30 20/10/2022
Dyshime se pas tërheqjes ruse do të goditet një digë e madhe në rajonin e pushtuar Kherson
Rusët po depërtojnë me forcë popullsinë e qytetit Kherson të Ukrainës Jugore dhe pamjet e mbërritura nga fronti shfaqin qindra vetë të mbledhur në portin e lumit të qytetit duke pritur në radhë për të hipur në anije.
“Qytetarët do të shkojnë në Krime dhe pastaj do shohim,” thotë banorja e Kherson-it.
Ukrainasit dyshojnë se pas tërheqjes së trupave ruse nga Khersoni do të goditet infrastruktura kritike, përfshirë një digë e madhe.
Në front, ushtria e Ukrainës vazhdoi përparimin drejt qytetit jugor të Kherson-it, i vetmi kryeqytet rajonal i kapur nga forcat ruse, ndërsa presidenti Vladimir Putin është nën presion të justifikojë para opinionit dështimin e nismave të tij ushtarake.
Makineria e propagandës e Kremlinit shfaqi pamjet të Putinit dhe ministrit të Mbrojtjes Shoigu duke inspektuar trupat e mobilizuara. Ai gjithashtu u shfaq gjithashtu duke qëlluar me snajper. Një veprim i cili duket se synon të tregojë mbështetjen personale për ushtarët që do të shkojnë për të luftuar në Ukrainë.
Ukrainasit po vuajnë ndërprerjet e energjisë elektrike, të imponuara nga autoritetet në mënyrë që të lejohet riparimi i infrastrukturës të shkatërruar nga sulmet ajrore ruse.
Qytetarët në mbarë vendin u nxitën të përdorin më pak energji ndërsa qeveria po zbaton kufizime nga ora 7 e mëngjesit deri në 11 të natës.
Rajoni verilindor i Sumy-t u ndesh me kufizime të ujit të pijshëm ndërsa disa dyqane ushqimore në Kyiv raportuan blerje masive të ujit të ambalazhuar nga frika e mungesës.
“Ka shumë zemërim ndaj udhëheqësve rusë dhe popullit rus. Por ne jemi të gatshëm për ndërprerje. Ne kemi qirinj, bateri të karrikuara. Ukraina është e karrikuartë fitojë,” tha Mikhaylo Holovnenko, një banor i Kievit
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se po sulmon sërish infrastrukturën e energjisë ukrainase, një strategji që filloi menjëherë pas emërimit të gjeneral SergeiSurovikin, i njohur edhe si “gjeneral Armageddon” nga media ruse, në postin e komandantit që drejton të ashtuquajturin “operacion special ushtarak”.
Ministri ukrainas i Energjisë Herman Halushchenko i tha TV kombëtar se Rusia ka kryer mbi 300 sulme ajrore ndaj objekteve të energjisë ukrainase që nga 10 tetori.Ai tha se qeveria synon të ulë me 20% konsumin e energjisë.
“Ne shohim një ulje vullnetare (të konsumit të energjisë elektrike). Por kur nuk është e mjaftueshme, jemi të detyruar bëjmë kufizime,” tha ai.
Kyiv dhe Kharkiv njoftuan kufizime të përdorimit të transportit publik që funksionon me energji elektrike.
Udhëheqësit e vendeve të BE-së janë mbledhur për të diskutuar mbështetjen për Ukrainën, përfshirë pajisjet e furnizimit me energji dhe financimin afatgjatë të rindërtimit.
Pjesa më e madhe e shkatërrimit të infrastrukturës energjetike është shkaktuar nga dronët rusë, të cilat Ukraina dhe Perëndimi thonë se janë të prodhuar nga Irani. Anëtarët e BE-së ranë dakord gjithashtu për sanksione të reja kundër Iranit.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al