Rusët dështojnë në të gjithë frontin e luftës

09:25 06/05/2022

Mediat amerikane: Inteligjenca e SHBA ndihmoi Ukrainën për të goditur anijen “Moskva”

Forcat ruse nuk po bëjnë “një lloj përparimi strategjik” në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes Britanike. BBC raporton se ushtria e Vladimir Putin po pëson humbje të mëdha.

Luftimet aktualisht janë më intensive në lindje të Kharkivit. OKB-ja ka bërë të ditur se do të evakuojë më shumë civilë nga Mariupol. Forcat ruse sërish kanë bombarduar fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, ku të paktën 200 civilë ishin strehuar.

Ushtria ukrainase ka deklaruar se trupat ruse po sulmonin fabrikën në përpjekje për të marrë kontrollin e saj. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se trupat ruse kane shkatërruar rreth 400 institucione të kujdesit shëndetësor në vend. 

Media të shumta amerikane raportojnë se SHBA-të ndihmuan ushtrinë ukrainase të vriste disa gjeneralë rusë. Raportet thanë gjithashtu se inteligjenca amerikane kishte ndihmuar Ukrainën të fundoste anijen luftarake ruse Moskva. Pentagoni ka mohuar të ketë dhënë informacione. 

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts