Rusët e mbajnë të rrethuar prej javësh, në brendësi të betejës në Mariupol, ukrainasit bëjnë gjithçka për të mbajtur fabrikën çelikut (VIDEO)

Rusët po sulmojnë prej javësh Mariupolin dhe e vetmja pjesë e qytetit që mbrohet me forcë nga ukrainasit, është fabrika e çelikut Azovstal.

Së fundmi, janë publikuar pamje nga luftimet e ashpra mes forcave ruse dhe atyre ukrainase.

“Beteja e Azovstalit. Pamje historike”, ka shkruar gazetari ukrainas, Illia Ponomarenko teksa ka publikuar një video në llogarinë personale në Twitter.

Theksojmë se prej ditësh Rusia po kërkon që luftëtarët ukrainas të dorëzohen, e cila gjë po refuzohet kategorikisht prej tyre.

Nga ana tjetër, Ukraina ka kërkuar nga Rusia që të shkëmbejnë ushtarët e plagosur të Azovit me ushtarët e kapur rob rus.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.