Rusët hapin varre masive në Mariupol/ Çfarë po planifikon Moska në qytetin e rrethuar ukrainas?

ruset hapin varre masive ne mariupol cfare po planifikon moska ne qytetin e rrethuar ukrainas
ruset hapin varre masive ne mariupol cfare po planifikon moska ne qytetin e rrethuar ukrainas

Imazhet satelitore tregojnë ato që duken si varreza masive të gërmuara pranë qytetit të rrethuar tw Mariupolit.

“Varrosjet masive të banorëve të Mariupolit të vrarë nga ushtria ruse po bëhen në një fshat aty pranë. Pushtuesit po gërmojnë llogore rreth 30 metra të gjata dhe përdorin kamionë për të sjellë kufomat në një vend në periferi të fshatit Manhush”, tha këshilli i qytetit të portit jugor të Ukrainës, raportoi BBC.

Këshilli i qytetit të Mariupolit ka postuar një foto të marrë nga ajri, që supozohet se tregon vendin, duke thënë se është dy herë më i madh se varrezat aty pranë.

“Pothuajse 80 vjet më parë, nazistët vranë 12.000 banorë të Mariupolit në fshatin Agrobazë. Është afër Mangushit. Jo më shumë se 13 km. Historia përsëritet përsëri. Vetëm në vend të fashistëve gjermanë kanë ardhur rusët”, thuhet në deklaratë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts