Rusët harrojnë pijet alkoolike, viti i ri 2022 nis me vrapime në natyrë

19:30 02/01/2022

Rusët kanë vendosur që të lënë pas dore alkoolin dhe të shijojnë vrapimin në natyrë këtë fillim viti. Pas festimeve nëpër lokale dhe shtëpi dhjetëra qytetarë kanë vrapuan nëpër rrugët e qytetit Yaroslav, në veri-lindje të Moskës.

Ata u shprehën se kanë si synim që tani e tutje të bëjnë një mënyrë jetese aktive dhe të shëndetshme duke u mbledhur me shoqërinë për të bërë aktivitet fizik dhe lojëra në grup në dëborë. Një nga pjesëmarrëset në këto aktivitete shprehet se vendosi ta nisë vitin e ri 2022 në një mënyrë të re. Pasi që kishte pirë shume pije duke festuar me familjen.

Kjo fushatë me stërvitje në natyrë pavarësisht temperaturave të ulëta dimërore është në vazhdën e një tendence të qeverive ruse që prej vitesh i orienton qytetaret për të ndryshuar trendin e abuzimit me pijet alkoolike.

Ndryshimi i stilit të jetesës është një nevojë që po ndihet gjithnjë e më shumë edhe nga popullata ruse. Krahasuar me vitin 2002, pas dy dekadash niveli i konsumit të pijeve alkoolike ka rënë me 43%.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.