Rusët intensifikojnë sulmet në Odesa

ruset intensifikojne sulmet ne odesa

ruset intensifikojne sulmet ne odesa

19:37 10/05/2022

OKB: Mbi 3 mijë civilë të vrarë prej nisjes së luftës

Sulmet e ushtrisë ruse u rikthyen furishëm në Ukrainë. Raketat goditën disa objektiva në qytetin jugor të Odesës. Bilancin më të rëndë e pati një sulm në orët e para të mëngjesit të kësaj të Marte, ndaj një qendre tregtare të goditur me 7 raketa nga rusët, ku një person humbi jetën dhe 5 të tjerë u plagosën.

BBC raportoi se trupat e 44 civilëve janë gjetur nën rrënojat e një ndërtese të shembur gjatë muajit Mars në qytetin Izium. Ekipet e shpëtimit kanë mundur të arrijnë vetëm tani në vendngjarje pasi qyteti është në duart e forcave ruse që prej datës 1 Prill.

OBSH thonë se që prej nisjes së sulmit rus më 24 Shkurt, janë vrarë 3381 civilë.

Por autoritetet ukrainase llogarisin disa herë më shumë. Prokurorët në Kiev thonë se gjatë më shumë se dy muajve luftime janë vrarë 226 fëmijë. Po ashtu, Kievi pretendon se numri total i jetëve të humbura mes forcave ruse ka kapërcyer 26 mijë.

Kievi u vizitua të martën nga Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Holandës të cilët u takuan me presidentin Volodymir Zelenskiy. Në fokus ishte mbështetja ushtarake për Ukrainën, si dhe Krimet e Luftës që janë kryer atje. Ministri i Jashtëm Gjerman bëhet zyrtari më i lartë i këtij vendi që ka vizituar Ukrainë që prej fillimit të luftës atje.

Ndërkohë që sulmet vijojnë, pas përjashtimit të Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara zgjodhi Republikën Çeke për të zëvendësuar Moskën në këtë Këshill.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts