Rusët kontrollojnë 80% të Luhanskut

10:52 21/04/2022

Vijojnë luftimet në Lindje, mbyllen korridoret humanitare në Mariupol

Forcat ruse vazhduan të bëjnë një ofensivë në Ukrainën lindore. Zyrtarë të autoriteteve lokale thonë se 80% e territorit të Luhanskut është nën kontrollin rus mes një beteje të madhe për kontrollin e rajonit të Donbasit. Ndërtesat e banimit në qytetet Rubizhnë dhe Novodruzhesk u shkatërruan nga zjarri rus dhe se në Severodonetsk nuk mbeti asnjë depo ushqimore.

Katër autobusë evakuimi arritën të largohen nga qyteti i rrethuar i Mariupolit të mërkurën përmes një korridori evakuimi, tha zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk. “Por për shkak të mungesës së kontrollit mbi ushtrinë e tyre në terren, ruset nuk ishin në gjendje të siguronin një armëpushim të duhur,” tha Vereshchuk.  Sipas zyrtarëve, dhjetëra mijëra civilë mbeten në Mariupol, i cili është i rrethuar nga forcat ruse dhe ka duruar javë të tëra bombardimesh intensive.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.