Rusët nisin hedhjen masive të “bombave memece”, por avionët e tyre bien preh e sulmeve të kundërshtarit

Avionët rusë po fluturojnë ulët mbi qytete në përpjekje për të siguruar që “bombat e tyre memecë” të godasin objektivat e tyre, por kjo i bën ata të prekshëm ndaj sulmit ukrainas, sugjerojnë analistët.

Burimet e RAF thanë se një “bombë memece” u quajt kështu sepse “nuk ka inteligjencë brenda saj”, që do të thotë se pasi lëshohet, ndikohet për të shpërthyer nga një sërë kushtesh mjedisore, duke përfshirë motin. Kjo do të thotë se bombat mund të humbin lehtësisht objektivat e tyre, duke goditur civilët, raporton The Times.

Rusët mund të përdorin bomba ajrore të padrejtuara sepse po u mbarojnë ato të drejtuara, thanë burimet. Duke shpjeguar pse avioni fluturonte ulët, Andy Netherwood, një ish-pilot i RAF, tha: “Nëse hedh një bombë memece nga lartësia e madhe, me siguri do të humbasësh objektivin, kështu që nëse dëshiron të hedhësh atë në objektivin e duhur, duhet ta bësh nga një lartësi e ulët”.

Ben Wallace, sekretari i Mbrojtjes britanike u tha deputetëve se Britania po shqyrton mundësinë e furnizimit të ukrainasve me Starstreak, një sistem armësh kundërajrore me rreze të afërt në shërbim të ushtrisë britanike. Ato armë mund të sulmojnë helikopterët dhe aeroplanët e sulmit tokësor me shpejtësi të lartë.

Netherwood tha se sistemi ishte; “shumë vdekjeprurës sepse funksionon nga operatori që drejton një lazer te objektivi. Ky sistem ishte shumë i shpejt, pasi i jepte pilotit pak kohë për të reaguar. Pra, nuk do të doja të fluturoja në nivele të ulëta nëse do të ishte Starstreak.”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *